Insajderi
Lajme

Ambasadori amerikan bën thirrje për pezullim të vendimit të BQK’së

Insajderi
15 February 2024 - 15:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ambasadori amerikan bën thirrje për pezullim të vendimit të BQK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier ka bërë edhe një thirrje që të pezullohet vendimi i BQK’së për dinarin.

“Mesazhi amerikan është i qartë, pezullojeni rregulloren”, tha ai në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur sot për media.

Tutje, ambasadori kritikoi qeverinë Kurti që nuk është angazhuar si partnere për bashkëpunim në këtë çështje, shkruan Gazeta Insajderi

“Ne do të shpresonim që qeveria dhe kryeministri Kurti do të angazhohet si partner që ta zgjidhim këtë çështje së bashku në vend se të marrim veprime të njëanshme”, tha ambasadori para mediave. /Insadjeri.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark