Nënshkruhen dy marrëveshje mes Shqipërisë dhe ShBA'së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhen dy marrëveshje mes Shqipërisë dhe ShBA’së

    Insajderi
    15 February 2024 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit ishte i pranishëm në firmosjen e dy marrëveshjeve të rëndësishme mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

    Marrëveshjet janë: Programi për zhvillimin e bursës Fullbright dhe gjithashtu edhe memorandumi i mirëkuptimit për luftimin kundër manipulimit të informacionit, në shtetet e huaja.

    “Memorandumi i mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

    Memorandum i mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij,” janë dy marrëveshjet e nënshkruara.

    Marrëveshjet u firmosën nga sekretari amerikan i shtetit, Blinken dhe ministri i jashtëm Igli Hasani.

    I pranishëm gjatë ceremonisë së nënshkrimit ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark