Ke frikë se mos mbetesh beqar/e? Ja ç’të bësh - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ke frikë se mos mbetesh beqar/e? Ja ç’të bësh

    Insajderi
    17 February 2024 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fobia se mos mbetesh beqare quhet “Anuptaphobia”

    E njohur ndryshe edhe si “Bridget Jones Syndrome”, ajo konsiston në frikën irracionale dhe të qëndrueshme të të mbeturit beqar/e ose të mos pasurit të një marrëdhënieje romantike.

    Për krijimin e kësaj sindrome është përgjegjëse edhe shoqëria, e cila e lidh martesën me suksesin dhe lumturinë. Duke e bërë detyrimisht të vështirë për çdo njeri që ta mendojë jetën i vetëm, përcaktuar nga standardet sociale.

    Po si mund të tejkalohet kjo frikë dhe mbi të gjitha standardet e paqena që ka vendosur shoqëria?

    Psikologët theksojnë se për të kaluar frikën duhet të ripërcaktosh limitet e suksesit dhe kënaqësisë personale vetëm në mënyrën si ti do ta shohësh veten dhe botën.

    Promovimi dhe nxitja e vetëbesimit është hapi i parë për t’u fokusuar te rritja në nivel personal. Është e rëndësishme të mos e lidhim lumturinë tonë si individë apo suksesin me marrëdhëniet romantike, apo me praninë e një personi tjetër në jetën tonë.

    Sidoqoftë, nuk duhet harruar se të kesh raporte romantike të shëndetshme është e rëndësishme, por pa zhvillimin individual dhe personal, ato janë të destinuara për të dështuar, citon Anabel.

    Kur të ndjesh se ke arritur nivelin e duhur të vetëpërmbushjes mund të nxisësh veten të dalë nga zona e rehatisë për ndonjë takim ose njohje të re, pa lënë mënjanë gjithë punën që ke bërë me veten. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark