Insajderi
Lajme

Kurti “zbulon” ujin e nxehtë, kërkon të krijohet strehimore për qentë endacakë

Insajderi
21 February 2024 - 10:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti “zbulon” ujin e nxehtë, kërkon të krijohet strehimore për qentë endacakë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përmendur si zgjidhje ndërtimin e strehimoreve për qentë endacakë. Kjo fjali është dëgjuar mbi dhjetëra herë edhe nga politikanë të tjerë.

“Është çështja e qenve të braktisur dhe endacakë. Ky është një shqetësim që e ndan një komunë, për të cilin qeveria e ka krijuar grupin koordinues, të udhëhequr nga MAPL-ja. Strategjia e dalur nga ai grup parasheh disa hapa ndërinstitucionalë, ndër to ndërtimin e strehimoreve dhe zhvillimin e shërbimeve lokale të menaxhimit të qenve”, ka deklaruar shefi i Qeverisë në takim me kryetarët e komunave të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai ka thënë se grupi punues për trajtimin e çështjes së qenve endacakë propozon ndërtimin e strehimoreve në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit e Kamenicës.

“Për momentin, grupi punues propozon ndërtimin e katër strehimoreve në katër komuna. Në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan/Kamenicë, të ndërtuara këto bazuar në udhëzimin administrativ aktual. Me këtë rast, iu bëj thirrje që të bashkëpunoni sa më shumë me këtë grup punues në arritjen e objektivave”.

Kurti ka folur po ashtu edhe për çështjen e mbështetjes së nivelit qëndror për nivelin komunal. Tutje, ai ka thënë se akuzat se niveli qëndror po i favorizon komunat e fituara nga VV’ja nuk qëndron.

“Në vazhdimësi po dëgjojmë kritika për pabarazi të mbështetjes. Asnjëra e as tjetra nuk qëndrojnë. Duhet që asnjëri nga ne të mos i kontribuojmë keqinformimit të qytetarëve, por të gjithë bashkë të luajmë një rol aktiv kur vjen puna tek mbështetja e nivelit qendror tek niveli lokal”, ka thënë ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark