Rast i rëndë në Kumanovë- 66 vjeçari dyshohet se ka vrarë motrën dhe nipin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rast i rëndë në Kumanovë- 66 vjeçari dyshohet se ka vrarë motrën dhe nipin e tij

    Insajderi
    21 February 2024 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në mesditë ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66-vjeçar ka vrarë motrën dhe nipin e tij.

    Nga MPB e konfirmojnë rastin.

    “Më datë 21.02.2024, në orën 12:25, punonjësit e policisë së SPB-së kanë privuar nga liria D.Gj. (66) për shkak se në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronsore-juridike, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të motrës së tij D.R.(63), dhe djemve të saj Zh.R.(36) dhe T.R.(38).

    Ndihma mjekësore emergjente ka konfirmuar vdekjen e D.R. dhe T.R., ndërsa Z.R., me lëndime është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”, thonë nga MPB./Klanmacedonia


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark