Tenton të fuste 11 kilogramë heroinë në Shqipëri, qeni zbulon ngarkesën me drogë në Morinë, arrestohet qytetari nga Peja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tenton të fuste 11 kilogramë heroinë në Shqipëri, qeni zbulon ngarkesën me drogë në Morinë, arrestohet qytetari nga Peja

    Insajderi
    23 February 2024 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sasie e madhe lënde narkotike e llojit heroinë, është zbuluar nga Policia e Kukësit në bashkëpunim me shërbimin doganor të Shqipërisë dhe Kosovës, në pikën kufitare të Morinit.

    Në kuadër të operacionit “Koordinimi”, u bë i mundur arrestimi i 39-vjeçarit nga Peja A. K., 39 vjeç, i cili kishte fshehur në makinën e tij plotë 11 kg heroinë.

    A.K. po tentonte të hynte në Shqipëri me mjetin “Volkswagen”, kur u ndalua nga efektivët e policisë dhe u kontrollua me qen antidrogë.

    Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark