Insajderi
Lajme

Sot festohet 16 vjetori i pavarësisë së Kosovës në Beograd

Insajderi
27 February 2024 - 10:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot festohet 16 vjetori i pavarësisë së Kosovës në Beograd
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kosova më 17 shkurt shënon 16 vjetorin e pavarësisë së saj.

Deri më tani shtetësinë e Kosovës e kanë njohur 117 shtete, por jo edhe Serbia fqinje.

Pavarësisht kësaj, gjatë kësaj të marte, edhe në kryeqytetin e Serbisë do të shënohet përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Organizimi do të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.

Aty i ftuar është edhe Nevzad Lutfiu, Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar.

Ai në një intervistë në Sytë 7, njoftoi për këtë organizim. Lutfiu tek autori Enis Reçica, tha se organizimi bëhet nga ana e ambasadorit Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark