Insajderi
Lajme

Haradinaj ka vizituar familjen e të riut i cili u aksidentua për vdekje

Insajderi
27 February 2024 - 17:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj ka vizituar familjen e të riut i cili u aksidentua për vdekje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e të riut për të cilin u aksidentua për vdekje.

Haradinaj thotë se ndarja tragjike nga jeta e të riut nga Deçanit, Shkumbin Hebibaj, na tronditi të gjithëve.

“Ndarja tragjike nga jeta e të riut nga Deçani, Shkumbin Hebibaj, na tronditi të gjithëve. Sot, me bashkëpunëtorë, ishim në familjen Hebibaj për ta ndarë dhimbjen e për të qenë bashkë në këto momente shumë të rënda për ta”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje ai ka njoftuar se ka vizituar edhe familjen Luma dhe Komoni.

“Gjithashtu, qëndrova në familjen atdhetare Luma, për të shprehur ngushëllime pas shkuarjes në amshim të familjares së tyre, Shkendijës.
Po ashtu, sot i’u dha lamtumira e fundit Gani Komonit, një njeri me vlera të larta njerëzore e i respektuar nga të gjithë”,
është shprehur ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark