Vrau me katër plumba 40-vjeçarin dhe më pas veten, flet fqinji i Ilo Llukës- detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Vrau me katër plumba 40-vjeçarin dhe më pas veten, flet fqinji i Ilo Llukës- detaje

    Insajderi
    29 February 2024 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja kriminale në Korçë, ku Ilo Lluka qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin Emiljano Pine, dhe më pas qëlloi veten.

    Një ditë pas vrasjes, për Top Channel një prej banorëve të lagjes është shprehur se Emiljano ishte djalë i shkëlqyer dhe nëna e tij mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh.

    “Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”- tha njëri prej banorëve.

    Gjatë mbrëmjes së djeshme, Ilo Lluka ka shkuar në lokalin ku po pinte kafen Emiljano dhe e ka thirrur atë jashtë. Ai e ka qëlluar me 4 plumba dhe më pas ka qëlluar edhe veten.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark