Insajderi
Biznes

Komisioni Europian nis hetimet ndaj TikTok

Insajderi
01 March 2024 - 12:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komisioni Europian nis hetimet ndaj TikTok
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bashkimi Europian ka nisur një hetim zyrtar ndaj platformës TikTok pas dyshimeve se kjo e fundit nuk po bën mjaftueshëm për mbrojtjen e te miturve që janë përdorues të saj dhe për respektimin e Aktit të Shërbimeve Dixhitale të bllokut.

Komisioni Evropian do të hetojë funksionalitetet, sistemet dhe politikat e TikTok në lidhje me disa shkelje të dyshuara.

Hetimi po ashtu vjen pas dyshimeve se TikTok-ut i mungojnë mekanizmat për kontrollin e moshës së të miturve që kanë akses në këtë rrjet.

Komisioni bëri të ditur se ndër të tjera do të vlerësojë edhe nëse kompania me pronësi kineze është në përputhje me mediat e mëdha sociale për përmbajtjen, sigurinë dhe mbrojtjen e privatësisë së të miturve. Pas nisjes së procedurës ka reaguar edhe përfaqësuesi i TikTok i cili ka thënë se vazhdimisht punon me ekspertë të fushës për sofistikimin e mekanizmave të saj në këtë aspekt.

TikTok ka mekanizma të veçantë për mbrojtjen e adoleshentëve dhe mbajtjen jashtë platformës së fëmijëve nën 13 vjeç. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ekspertë dhe industri për t’i mbajtur të rinjtë në TikTok të sigurt dhe po presim me padurim që t’ia shpjegojmë këtë me detaje Komisionit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark