Shqipëria pajiset me dronët Bayraktar, ministri Peleshi: Prej dy ditësh ka filluar montimi i tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Shqipëria pajiset me dronët Bayraktar, ministri Peleshi: Prej dy ditësh ka filluar montimi i tyre

    Insajderi
    01 March 2024 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë kanë zbarkuar në Shqipëri.

    Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një postim në Facebook.

    Sipas tij, prej dy ditësh ka nisur montimi i tyre në bazën e NATO-s në Kuçovë.

    “Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre”, tha ministri, duke shtuar se ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për t’i përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes. Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark