Shpërthimi në Lushnjë, deputeti i Partisë Socialiste në gjendje të rëndë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi në Lushnjë, deputeti i Partisë Socialiste në gjendje të rëndë

    Insajderi
    01 March 2024 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, është lënduar këtë të premte në qytetin e Lushnjes.

    Nga të dhënat e para dyshohet se ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në një biznes dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona, një prej të cilëve deputeti i PS, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Menjëherë pas ngjarjes, deputeti është transportuar në spitalin e Lushnjes, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

    Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë punimeve për ndërtimin e një objekti. Nga të dhënat e para dyshohet se mund të ketë pasur kontakt me tensionin e lartë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark