Insajderi
Lajme

Ushtria dhe Policia e Kosovës ushtrojnë së bashku bazuar në programin trajnues të ushtrisë amerikane

Insajderi
01 March 2024 - 17:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ushtria dhe Policia e Kosovës ushtrojnë së bashku bazuar në programin trajnues të ushtrisë amerikane
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komanda e Forcave Tokësore në Istog, ka realizuar trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla” i adaptuar nga programi trajnues Pri-Rangers i ushtrisë amerikane.

Sipas njoftimit të FSK-së, përveç pjesëtarëve të Komandës së Forcave Tokësore, pjesë e këtij trajnimi ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ku së bashku treguan përkushtim, disiplinë dhe gatishmëri të lartë për të operuar si pjesë e ekipit në të gjitha rastet kur kërkohet angazhimi i tyre.

Në ceremoninë e ndarjes së Certifikatave që u mbajt sot në Istog, morën pjese Komandanti i KFT-së,  gjeneral brigade  Hysen Dreshaj si dhe  përfaqësues nga Regjimenti i parë i KFT-së dhe të Policisë së Kosovës.

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe  gatishmërisë fizike të pjesëtarëve , Forca e Sigurisë së Kosovës organizon trajnime të tilla sfiduese që pjesëtarët të jenë sa më të përgatitur fizikisht dhe profesionalisht për realizimin e detyrave në kuadër të njësive të tyre, thuhet në njoftimin e FSK-së. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark