Insajderi
Lajme

Kurti bisedon për heqjen e masave ndaj Kosovës me ministrin për Çështje Evropiane të Irlandës

Insajderi
01 March 2024 - 17:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti bisedon për heqjen e masave ndaj Kosovës me ministrin për Çështje Evropiane të Irlandës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Irlandë është takuar me ministrin e shtetit për Çështje Evropiane, Peter Burke.

Sipas komunikatës në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Poashtu u diskutua edhe heqja e masave ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian.

“Theks të veçantë iu dha kërkesës për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe mundësisë që Plani i Rritjes së BE-së paraqet për secilin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark