Publikohet fotoja e personit që humbi jetën bashkë me djalin teksa punonte me vinç në Lushnjë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet fotoja e personit që humbi jetën bashkë me djalin teksa punonte me vinç në Lushnjë

    Insajderi
    01 March 2024 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Personi në foto është Roland Hoxha, vinçieri i cili humbi jetën sot teksa punonte në një kapanon në ndërtim në Lushnjë.

    Ishte ora 15:30 kur babë e bir Roland dhe Lidio Hoxha ndodheshin në vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën.

    Dyshohet se një një bombul oksigjeni ka nxitur shpërthimin e fuqishëm që la pas edhe disa të plagosur, mes tyre edhe deputetin socialist Bujar Çela. Shpërthimi u ndje në të gjithë qytetin.

    Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vendngjarje Roland Hoxha, vinçieri, ndërsa djali i tij, Lidio, humbi jetën rrugës duke ardhur në Tiranë për te trauma. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

    Sot ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark