Kokainë, 50 mijë euro cash dhe armë, arrestohet shqiptari në Gjermani, si ra në prangat e policisë nga djali i partneres - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kokainë, 50 mijë euro cash dhe armë, arrestohet shqiptari në Gjermani, si ra në prangat e policisë nga djali i partneres

    Insajderi
    01 March 2024 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane si i dyshuar për një sërë veprash penale.

    Fillimisht policia kishte ndaluar dy 16-vjeçarë gjermanë dhe një 17-vjeçar kroat në Tangstedter Landstrasse, të cilëve i’u ishin sekuestruar sasi e madhe marijuane, hashashi, set peshoresh precize dhe një thikë.

    Policia kreu më pas kontrolle në banesat e prindërve të tyre në Langenhorn, Winterhude dhe Barmbek-Süd.

    Në banesën e njerkut shqiptar të 17-veçarit kroat në Adolph-Schönfelder-Strasse, policia gjeti dhe sekuestroi 700 gram kokainë, rreth 50 mijë euro cash, 1 armë zjarri dhe 50 copë municione në dhomën e gjumit.

    Për këtë arsye u arrestua 31-vjeçari shqiptar ndërsa tre adoleshentët u lanë të lirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark