×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen rreth 40 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek, vihet në pranga një person

    Insajderi
    02 March 2024 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia greke ka goditur një tjetër ras të trafikimit të drogës në kufirin me Shqipërinë. Në pranga ka rënë një 47 vjeçar grek.

    Ai u ndalua në zonën e Kozanit me një automjet tip “Mercedes Benz”, brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 39 pako me 39 kg 560 gram kanabis të papërpunuar.

    Atij i janë sekuestruar edhe 2 telefona celularë me 2 karta SIM dhe 140 euro. Hetimi po ndiqet nga sektori i antidrogës së Kosturit dhe nga prokuroria e këtij qyteti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark