Insajderi
Lajme

Çfarë predhe! Zyba shënon eurogol për Legia Varshavën

Insajderi
03 March 2024 - 15:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çfarë predhe! Zyba shënon eurogol për Legia Varshavën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mesfushori kosovar Qëndrim Zyba ka shënuar një gol fantastik në fitoren e ekipit të dytë të Legia Varshavës.

Rezervistët e Legia Varshavës ‘huazuan’ shtatë lojtarë nga ekipi i parë, për të shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Lechia Tomaszow Mazowiecki.

Një ndër lojtarët ishte edhe ish ylli i Ballkanit, që në fakt realizoi një eurogol të bukur.

Pasi pranoi një pasim të shkëlqyer, Zyba me një goditje të saktë e la të shtangur portierin mysafir.

Golin mund ta gjeni në minutën e 57:00:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark