Abdixhiku e kalon të dielen me Forumin e Gruas së LDK'së, premton hapësira për gratë në politikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku e kalon të dielen me Forumin e Gruas së LDK’së, premton hapësira për gratë në politikë

    Insajderi
    03 March 2024 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forumi i Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pritur në takim liderin e tyre, Lumir Abdixhiku. I pari i partisë thotë se beson në lirinë ekonomike të gruas dhe pavarësimin në shumë fusha.

    Abdixhiku thotë se LDK do të krijojë hapësirat e nevojshme për gratë që aktivizimin politik e kanë përkushtim, shkruan Insajderi.

    Postimi i plotë:

    Këtë të diel, një tjetër aktivitet me Forumin e Gruas. Këtë herë folëm për pavarësinë ekonomike të gruas dhe edukimin e aftësimin profesional si mjet drejt arritjes së këtij qëllimi.   

    Si parti e qendrës së djathtë  , ne besojmë në lirinë ekonomike të gruas; besojmë në përgjegjësi të barabartë e në përpjekje të përbashkët në krijimin e një shoqërie që i gërsheton vlerat tona tradicionale me kohët moderne. Ky është misioni ynë ideologjik.

    Si organizim politik, besojmë në nevojën për krijimin e hapësirës së nevojshme për ekselencë për gruan që aktivizimin politik e ka përkushtim. Dhe LDK mbetet prijetare në këtë drejtim; jo me fjalë, por me shembuj përplot në qeverisje lokale e partiake gjithandej në Kosovë.

    Le të jetë kjo një ftesë për bashkim për secilën që ka të njëjtin dedikim. Rruga e Re dhe Kosova ka nevojë për ju! 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark