
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka hedhur akuza ndaj pushtetit për mos reagim ndaj arretimi të Hasan Krasniqit, kryeshefit të kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” i cili u arrestua në Bullgari nën dushimin se ka bërë trafikim me njerëz.
Azemi ka shkruar se si pushteti është duke heshtur për arrestimin e Hasan Krasniqit, sipas tij, zyrtarit të VV-së që e vendosi si kryeshef në KRU “Gjakova”.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ia ka përmendur disa nga skandalet që sipas tij kanë ndodhur gjatë tri viteve të qeverisë Kurti.
“Hasani po akuzohet ndërkombëtarisht dhe ky rast shënon një prej skandaleve më të rënda dhe më të dëmshme për reputacionin e Kosovës viteve të fundit. Fatkeqësia është se ky rast s’është i vetmi. Për tre vite mandat, kjo qeveri prodhoi plot skandale korruptive. Edhe Nagip Krasniqin e vendosën në krye të KEK-ut, edhe ai u arrestua për dyshime për keqpërdorim e korrusoion. Martin Berishajn e emëruan ambasador, u bë skandal rajonal. Andej ua arrestojnë një zyrtar të partisë për drogë, e këndej iu shpërthen skandali me rezerva në ministri. Skandal pas skandali. Keqpërdorime të njëpasnjëshme e korrupsion masiv. Tre vite kështu krahas një qeverisjeje të paaftë, e cila në më shumë se 1000 ditë vetëm e vështirësoi gjendjen socio-ekonomike në vend dhe e minimizoi çdo arritje të mëparshme të shtetit. E kanë futur vendin në udhë pa krye. Po bëhen rrezik për të ardhmen”, ka thënë Azemi.