Lajçak paralajmëron takim me Bislimin për çështjen e dinarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak paralajmëron takim me Bislimin për çështjen e dinarit

    Insajderi
    04 March 2024 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se do të diskutojë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin për çështjen e dinarit.

    “Kjo është arsyeja pse si hap i menjëhershëm i ardhshëm do të kem një diskutim vijues me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociator të Kosovës Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak.

    Lajçak përmes një postimi në Facebook, foli për takimin në Bruksel mes përfaqësuesve të BQK-së dhe palës serbe ku u diskutua për dinarin.

    Ai tha se nevojiten takime më tej për të gjetur zgjidhje.


    Ndryshe Qeveria e Kosovës, ka dalë me qëndrim se çështja e dinarit është çështje e brendshme dhe nuk do diskutohet në dialog.

    Për këtë arsye edhe kishte shkuar përfaqësuesi i BQK-së, në Bruksel dhe jo përfaqësues të Qeverisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark