Lajçaku nesër në Kosovë, pritet të takohet me Bislimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçaku nesër në Kosovë, pritet të takohet me Bislimin

    Insajderi
    04 March 2024 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nesër viziton Kosovën.

    Këtë e bëri të ditur Zyra për Informim e Qeverisë, ku u tha se i njëjti do të pritet në takim nga Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

    “Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e nesërme, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike”, u tha në njoftim.

    Takimi pritet të zhvillohet nga ora 09:30 në ndërtesën e Qeverisë.

    Takim me Bislimin paralajmëroi edhe vetë Lajçaku gjatë ditës së sotme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark