QMF në Prishtinë mbetet pa shërbime higjenike, skadon kontrata - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    QMF në Prishtinë mbetet pa shërbime higjenike, skadon kontrata

    Insajderi
    04 March 2024 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga nesër Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, nuk do të kenë shërbime higjienike fare, pasi që kompanisë aktuale sot i skadon kontrata.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se  kompanisë aktuale për këto shërbime i skadon kontrata të hënën, ndërsa Komuna e Prishtinës nuk ka bërë zgjidhje për pagesën e punëtorëve teknikë.

    “Nga nesër Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, nuk do të kenë shërbime higjienike fare, pasi që kompanisë aktuale sot i skadon kontrata. Ne disa herë kemi punuar edhe pa kontrata me qëllim që pacientëve tu lehtësojmë vizitat e tyre në QMF, por komuna asnjëherë nuk është përgjigjur për pagesën tonë, andaj ftoj të gjithë punëtorët teknikë në QMF e Prishtinës që mos të kryejnë asnjë shërbim pa u nënshkruar kontratat me ne. Nesër në orën 10: 00 kryetari i Federatës do të vizitoi QKMF në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    Ditë më para kanë protestuar edhe punëtorët teknikë në Universitetin e Prishtinës dhe në Qendrën e Studenteve për ngritje pagash


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark