Aktivitetet që ka organizuar Komuna e Prishtinës me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktivitetet që ka organizuar Komuna e Prishtinës me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

    Insajderi
    05 March 2024 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me rastin e shënimit të ditëve të Epopes së UÇK-së, Komuna e Prishtinës ka përgatitur një seri të aktivitetesh me datë 5, 6 dhe 7 mars.

    Fillimisht, Kuvendi komunal i Prishtinës do të mbajë seancë solemne në ora 10:00-11:00.

    Ndërkaq në ora 11:00 do të mbahet ekspozitë.

    Nesër (6 mars), do të bëhen homazhe të Varrezat e Dëshmorëve.

    Ndërkaq, më 7 mars do të mbahet Ceremonia e Ndezjes së Flakadanëve.

    5 MARS

    10:00 – 11:00 Seanca Solemne në Kuvendin e Kryeqytetit

    Rendi i aktivitetit:

    Fjalë mirëseardhjeje, z. Ajet Brajshori, në cilësinë e kryesuesit të seancës

    Një minutë heshtje për familjen Jashari dhe gjithë dëshmorët

    Intonimi i himneve

    Fjalë rasti, Përfaqësues nga OVL, z. Fatmir Sopi

    Fjalë rasti nga Kryetari i Kryeqytetit, z. Përparim Rama

    Pikë muzikore (Performojnë nxënësit e Shkollës “Prenk Jakova”)

    Përmbyllja e seancës

    Vendi: Salla e Kuvendit Komunal të Kryeqytetit

    11:00 – 11:30 Ekspozitë

    Vendi: Holli i Komunës

    6 MARS

    08:45 – 09:00 Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve

    Vendi: Velani

    09:10 – 09:30 Homazhe tek shtatorja e heroit “Zahir Pajaziti”

    Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziti”

    10:00 – 13:00 Homazhe në Prekaz

    Vendi: Kompleksi Memorial “Adem Jashari”

    7 MARS – Nata e Zjarreve

    18:00 – 19:00 Ceremonia e Ndezjes së Flakadanëve


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark