Insajderi
Lajme

Qeveria shkarkon bordin e Kompanisë Rajonale të Ujit në Prizren

Insajderi
05 March 2024 - 15:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qeveria shkarkon bordin e Kompanisë Rajonale të Ujit në Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar sot Bordin e Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren.

Ky bord ishte emëruar në gusht të vitit 2022 nga Qeveria Kurti.

Arsyetimin për shkarkim e dha Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Bazuar në raportin vjetor për vitin 2022 dhe raportin vjetor për 2023, Kompania Rajonale e Ujit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka devijuar nga caqet e përcaktuara nga Bordi i Drejtorëve në planin e biznesit. Përveç devijimeve nga plani i biznesit, gjithashtu është evidentuar edhe moskomunikimi i rregullt me njësinë për politika dhe monitorim të ndërmarrjeve publike.  Në përgjithësi, konsiderohet se bordi nuk ka arritur të sigurojë planifikim dhe mbikëqyrje rigoroze të planit dhe për këto arsye rekomandojmë shkarkimin”, tha Rizvanolli.

Në po këtë mbledhje u emërua edhe Bordi i Përkohshëm me Ismet Vrapçani  – kryesues, Dhurata Gutaj – anëtare, Taulant Tanushaj – anëtar dhe Sibel Halkoshatri  – anëtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark