Përfshihet nga zjarri një banesë në Vlorë, vdes një 70-vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Përfshihet nga zjarri një banesë në Vlorë, vdes një 70-vjeçar

    Insajderi
    06 March 2024 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 70- vjeçar ka humbur jetën pasi në banesën e tij ka rënë zjarr, dyshohet se aksidentalisht.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë.

    Fatkeqësisht i moshurari me iniciale Tj. L., tetraplegjik, nuk ka mundur të dalë nga banesa, e për pasojë nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të shkaktuara nga flakët.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në lagjen “Osman Haxhiu”, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

    “Rreth orës 11:35, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Th. L., rreth 70 vjeç, (tetraplegjik), i cili për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Top Channel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark