Deputeti i AAK’së dënon ashpër vizitën e klerikëve serb në Kishën e Studenicës në Istog - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK’së dënon ashpër vizitën e klerikëve serb në Kishën e Studenicës në Istog

    Insajderi
    06 March 2024 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka dënuar ashpë vizitën e disa të ashtuquajturve klerikë serbë në Kishën e Studenicës së Istogut.

    Berisha i cili vie nga kjo komunë, ka shkruar se vizita e tyre kishte për qëllim përhapjen e shumë të pavërtetave dhe nxitje të urrejtjes ndaj Kosovës.

    “Dënojmë ashpër vizitën e disa të ashtuquajturve klerikë serbë në Kishën e Studenicës së Istogut, sepse qëllimi primari tyre siç u pa ishte përhapja e shumë të pavërtetave nga ana e tyre dhe nxitja e urrejtjes në Kosovë. Ato se çka deklaruan nga këta “vizitorë të paftuar” janë tipike propaganduese, janë në kundërshtim me  faktet historike e shkencore, sepse Kisha e Studenicë së Istogut ( e njohur ndryshe si Bazilika në Studenicë të Istogut)  daton që nga shek. VI pas Krishtit, pra është një kishë ( Balizikë paleokristiane, d.m.th i takon krishtërimit të hershëm), pra është një kishë josllave (joserbe)”, ka thënë Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark