Insajderi
Lajme

Aksident mes trenit dhe një automjeti në Klinë, policia e konfirmon rastin

Insajderi
09 March 2024 - 19:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident mes trenit dhe një automjeti në Klinë, policia e konfirmon rastin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tren i udhëtarëve dhe një kombi-bus janë përplasur sot në Klinë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë Gashi.

Në vendngjarje kanẽ dalë të gjitha njësitet kompetente.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark