“E ka bërë dikush nga rrethi yt për të diskredituar”, Rada Trajkoviq këshillon Marko Gjuriqin për fotografinë me Radojçiqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “E ka bërë dikush nga rrethi yt për të diskredituar”, Rada Trajkoviq këshillon Marko Gjuriqin për fotografinë me Radojçiqin

    Insajderi
    10 March 2024 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësi i grupit terrorist serb, që kreu sulm të armatosur ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në veri të Kosovës, Milan Radojçiqi është fotografuar në takim me Marko Gjuriq, ambasadori i Serbisë në SHBA.

    Fotografia e politikanit serb është komentuar nga Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

    Trajkoviq e ka këshilluar Gjuriqin, duke i thënë se dikush i afërt e ka publikuar fotografinë.

    Më tej, ajo i thotë Gjuriqit se ai po e shqetëson dikë dhe po përpiqet ta deskretitojë.

    “Marko, pa asnjë qëllim të keq dhe pa diskutim, i cili është i gëzuar për këtë foto, por vetëm dikush nga mjedisi juaj mund ta bënte dhe ta kishte nxjerrë në publik. Është e qartë se ju po shqetësoni dikë dhe se ai po përpiqet t’ju diskreditojë.” – ka shkruar ajo në “X”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark