"Agjërim të lehtë e të shëndetshëm", Presidentja uron për muajin e Ramazanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Agjërim të lehtë e të shëndetshëm”, Presidentja uron për muajin e Ramazanit

    Insajderi
    10 March 2024 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një agjërim të lehtë e të shëndetshëm e ka uruar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    Osmani përmes një postimi në Facebook i ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan.

    Ajo ka thënë se forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë.

    “Pas mesnate, me syfyrin e parë, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. I uroj të gjithë qytetarëve tanë të besimit islam agjërim të lehtë e të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familje. Forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë. Ndaj në këtë muaj e çdo ditë tjetër, të shpërfaqim solidaritetin ndërnjerëzor që e karakterizon popullin tonë. Urime muaji i bekuar i Ramazanit”, ka shkruar Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark