Insajderi
Lajme

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Insajderi
11 March 2024 - 11:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për shkak të mungesës së prokurorit Armend Hamiti, është shtyrë seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Jeton dhe Nexhat Vllasaliu po akuzohen për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Medie Bytyqi bëri të ditur se prokurori Hamiti mungon në seancën e sotme për arsye shëndetësore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Bytyqi po ashtu tha se nga njësia e transportit gjykata është njoftuar se do të vonohen disa minuta për sjelljen e të akuzuarit Jeton Vllasaliu.

Në këto rrethana, seanca e sotme është shtyrë.

Ndryshe, seanca e datës 23 janar 2024, 5 tetorit 2023 dhe ajo e 30 nëntorit 2023, ishin mbyllur me kërkesë të prokurorit.

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e 14 nëntorit 2022.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark