Qerkini: Sami Lushtakut iu cenua privatësia nga Specialja, ai nuk është i dyshuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qerkini: Sami Lushtakut iu cenua privatësia nga Specialja, ai nuk është i dyshuar

    Insajderi
    11 March 2024 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i Sami Lushtakut, Artan Qerkini, ka ritheksuar se klienti i tij nuk është i dyshuar nga Gjykata Speciale, anipse të premten e javës së kaluar iu konfiskua telefoni.

    Qerkini tha se konfiskimi i telefonit të Sami Lushtakut përbën cenim të privatësisë dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

    “Sikurse herave të kaluara, Lushtakut i është konfiskuar telefoni. Kur thashë herave të kaluara e kam fjalën për personat e tjerë. Kjo procedurë e konfiskimit është e njohur… Edhe Lushtakut I është konfiskuar telefoni mobil, i vetmi veprim ka qenë konfiskimi i telefonit, s’ka pasur tjetër procedurë. Kjo procedurë është zhvilluar në objektet e EULEX-it sepse edhe procedura e konfiskimit të telefonit kërkon disa formalitetet dhe ato janë bërë në zyrat e EULEX-it”, tha ai.

    Sipas tij, është e pakuptimtë që të konfiskohet telefoni i dikujt që nuk është i dyshuar.“Ashtu do duhej të ishte, mirëpo vendimi që është lëshuar nga gjykata, nuk lë të nënkuptohjet se Lushtaku është i dyshuar, vërejtjet e mia ishin në drejtim të asaj që nuk mund të ketë invazion aq të madh në privatësi e i cili nuk është i dyshuar. Një person i cili është i dyshuar se ka kryer ndonjë vepër penale, prandaj edhe pritshmëritë e atij personi për privatësi janë të vogla. Interesi publik e dominon privatësinë, mirëpo nëse nuk e ka statusin e dyshuarit dhe ia marrin telefonit përbën cenim të privatësisë dhe që bie ndesh me nenin 8 te konventës evropiane për të drejtat e njeriut”, tha ai.

    Veprime të tilla, sipas Qerkinit, Gjykata Speciale i ka bërë edhe ndaj personave të tjerë./dukagjini


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark