Dy të lënduar nga vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të lënduar nga vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Insajderi
    11 March 2024 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një veturë është vetaksidentaur në autostradën “Ibrahim Rugova” të hënën në mesditë.

    Si pasojë e vet aksidentit lanë mbetur të lënduar dy persona. 

    Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka njoftuar se dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren, shkruan Insajderi.

    “Sot me datë 11.03.2024 rreth orës 14:50 në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova ,, KM-42 drejtimi Vermicë –Gjergjice në afërsi të Hyrje daljes Malishevë është shkaktuar një aksident trafiku (vetë- aksident)  ku një automjet me tabela vendore është aksidentuar në mbrojtëset e rrugës. Ndihmë mjekësore kane kërkuar dy persona. Ekipi i hetimeve të aksidenteve te trafikut nga Njësia për Kontroll në Autostradë ka dal në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit. Dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren”.

    “Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti tek shoferët e automjeteve që të jenë vigjilent gjatë ngasjes, posqerisht kujdes të shtuar të kenë gjatë periudhave kur kemi reshje atmosferike kur zvogëlohet dukshmëria dhe rrugët bëhen të rrëshqitshme. Policia e Kosovës me njesitet e saj po ndërmerr veprime aktive ne menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve duke angazhuar njësitet relevante te saj ne funksion të zbatimit të ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark