Arrestohen dy persona si të dyshuar për dhunimin e 13 vjeçarës nga Malisheva - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona si të dyshuar për dhunimin e 13 vjeçarës nga Malisheva

    Insajderi
    11 March 2024 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për rastin e dhunimit të një 13 vjeçareje nga Malisheva.

    Policia e Kosovë ka bërë të ditur se ka arritur të identifikoj dhe t’i arrestoj dy të dyshuar.

    Me urdhër të Prokurorisë janë ndaluar për 48 orë ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës Fadil Gashi, shkruan Insajderi.

    “Dje me datën 10 mars, viktima e moshës së mitur, është raportuar si person i zhdukur në stacionin policor në Malishevë. Policia ka identifikuar lokacionin e saj, ku dyshohet se është dhunuar ”.

    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një fshat në  Drenas, derisa policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit.

    “Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorisë janë ndaluar për 48 orë, rasti është duke u hetuar”, tha Gashi.

    Viktima ishte raportuar e zhdukur pasi që në Malishevë kishe shkuar mysafir me datë 9 mars.

    Ajo të nesërmen, me datë 10 ishte larguar nga shtëpia pa i njoftuar nikoqirët e shtëpisë të cilët kishin nisur edhe kërkimin e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark