Komenti epik i Elza Ujkanit në njoftimin e Komunës së Prishtinës për erërat e forta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komenti epik i Elza Ujkanit në njoftimin e Komunës së Prishtinës për erërat e forta

    Insajderi
    11 March 2024 - 23:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së sotme në Prishtinë kishte erëra të forta. Me ç’rast, komuna doli me një njoftim për qytetarët, duke iu kërkuar që të kenë kujdes të shtuar.

    Epik ka qenë komenti i Elza Ujkanit, përcjell Insajderi.

    Elza Ujkani, 23 vjeçarja që u lëndua rëndë pas rënies së kulmit teksa po ecte në afërsi të ndërtesës së re të komunës së Prishtinës ka ironizuar me një koment në njoftimin e fundit të Komunës së Prishtinës.

    Ajo ka shkruar “Oki”, në njoftimin e komunës.

    Kujtojmë se Ujkani ishte e shtrirë për disa ditë në spital pas gjendjes së rëndë shëndetësore. Pas disa ditësh asaj i kishte ardhur vetëdija dhe gjendja shëndetësore i ishte përmirësuar./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark