Valltarët nga Shkodra ngrenë flamurin kuq e zi në mes të Serbisë - Insajderi
×
Kulturë

Valltarët nga Shkodra ngrenë flamurin kuq e zi në mes të Serbisë

Insajderi
06 August 2017 - 15:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ansambli artistik i Teatrit “Migjeni” i Bashkisë Shkodër ngre flamurin kuq e zi në Serbi duke bërë një prezantim dinjitoz.

Ne festivalin ballkanik “Urat e Ballkanit” Shqipërinë e prezantoi Teatrit “Migjeni” i Shkodrës. Ansambli ynë bëri një prezantim mbresëlënës më 1 dhe 2 Gusht në Prijepolje.

Shqipëria, Shkodra, ansambli artistik i qytetit tonë dhe flamuri kuq e zi që u mbajt për gjatë gjithë rrugës në Serbi, bënë që përtej një festivali, eventi të krijojë një tjetër dimension, atë tē një ure afrimi mes dy vendeve tona, shkruan Bashkia Shkodër në faqen e saj zyrtare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark