
Emisari amerikan, Gabriel Escobar ka takuar sot në Pejë, kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxherin.
Muhaxheri thotë se ishte i nderuar për vizitën e tij nën shoqërimin e ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier
Muhaxheri tha se gjatë takimit është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me SHBA.
“Sot, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është ndalur në Pejë. Isha i nderuar, që bashkë me ekipin tim të isha nikoqir i takimit të z.Gabriel Escobar, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Republikën e Kosovës, shkëlqesisë së tij z.Jeffrey M. Hovenier me bashkëpunëtorë. Gjatë takimit me theks të veçantë nga të dyja palët është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.