Insajderi
Lajme

Historiani Mala thotë se është gabim t’i jepet ngjyrim etnik aseteve të trashëgimisë kulturore

Insajderi
14 March 2024 - 17:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Historiani Mala thotë se është gabim t’i jepet ngjyrim etnik aseteve të trashëgimisë kulturore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Historiani Muhamet Mala sot në emisionin “Frontal” të T7 ka folur për historinë e Manastirit të Deçanit.

Mala tha se është gabim t’i jepet ngjyrim etnik aseteve të trashëgimisë kulturore, pasi sipas tij nëse secila etni merr nga një pjesë të identitetit atëherë çka i mbet shtetit të Kosovës.

“Manastiri i Deçanit, në aspektin tash si shtet i Kosovës, i takon shtetit të Kosovës. Madje edhe UNESCO trashëgiminë kulturore e liston në baza shtetërore jo në baza nacionale. Ne kemi lejuar që nga fillimi që këto të trajtohen si monumente kishtare serbe ortodokse, ky parim është i gabueshëm sepse Kosova në aspektin e trashëgimisë kulturore historike është heterogjene dhe nëse secilës ia jepim ngjyrimin etnik qysh ka ndodh me këto kisha, atëherë çka do të ndodhë, secila etni do të marrë nga një pjesë e identitetit dhe çfarë po i mbet mandej Kosovës?”, tha Mala. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark