Insajderi
LifeStyle

Gratë e horoskopit që duan një mashkull ‘të egër’

Insajderi
15 March 2024 - 19:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gratë e horoskopit që duan një mashkull ‘të egër’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Çdo grua pëlqen një lloj burri të ndryshëm. Disa tërhiqen nga inteligjentët, të tjera nga romantikët apo nga meshkujt me tipare të egra dhe burrërore. Kjo e fundit ndodh sepse, ato ndihen më të sigurta pranë tij ose sepse për ta ai është mishërimi i gjinisë mashkullore dhe ndihen më femërore pranë tij. Ja për cilat vajza të zodiakut bëhet fjalë.

Gaforrja

Vajza e shenjës Gaforre tërhiqet nga meshkujt dinamikë. Ajo kërkon tek partneri elemente që i mungojnë vetë karakterit të saj. Fakti që tjetri ka grusht, dinamizëm dhe është “i forti” i çështjes, e bën atë ta dëshirojë edhe më shumë. Pranë tij ajo ndjen një ndjenjë sigurie. Ajo mendon se mashkulli me tipare brutale do ta mbrojë dhe do të bëjë gjithçka për të.

Peshorja

Vajza e shenjës së Peshores është gjithashtu shumë e tërhequr nga burrat e egër. Për shkak se ajo është shpirti romantik, i ndjeshëm dhe i ëmbël, ajo dëshiron që mashkulli të jetë pikërisht e kundërta dhe të kompensojë gjithçka që i mungon. Një burrë me tipare brutale e bën të ndiejë se në duart e tij, ajo do të jetë e sigurt. Ai do të jetë lider në marrëdhënie dhe ajo do ta ndjekë me besnikëri dhe pa ankesa.

Peshqit

Femrat e shenjës së Peshqve ndihen si princeshat e përrallave që presin princin mbi kalin e bardhë për t’i shpëtuar. Dhe sigurisht ky princ nuk është një djalë i butë. Ai është luftëtari i patrembur me uniformën e ndritshme dhe stilin e djaloshit të ashpër që mund të përballet me çdo rrezik dhe çdo “përbindësh”. Pra, për shkak se femra e kësaj shenje është e qetë, romantike dhe shumë emocionale, ajo çmendet pas burrave me tipare brutale që kanë të gjitha elementet që i mungojnë. Dhe kështu balancohet marrëdhënia.


OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
27 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark