Insajderi
Lajme

Haxhiu: Kurti i ka 82 të punësuar në kabinetin e tij, të dalë dhe të tregojë çka bëjnë gjithë këta persona

Insajderi
16 March 2024 - 19:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haxhiu: Kurti i ka 82 të punësuar në kabinetin e tij, të dalë dhe të tregojë çka bëjnë gjithë këta persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se në kabinetin e  kryeministrit Kurti janë 82 persona të punësuar, prej tyre 26 këshilltarë.

Haxhiu  thotë se asnjë kryeministër nuk ka pasur numër kaq të madh të të punësuarve në kabinet të tij. Ai  në DPT të Fidani ka thënë se Kurti duhet të përgjigjet se çka bëjnë tërë këta persona në kabinetin e tij.

“I kish nja 26 këshilltarë Albini që po i pagujke. Kabineti i Kurtit i ka 82 të punësum, sipas raportit zyrtar të buxhetit të shtetit.  Në zyrën e kryeministri janë 82 të punësum, 26 janë këshilltarë. Asnjë kryeministër nuk ka  pasur më shumë, s’ka pasë asnjë kryeministër me 82 të punësum në zyrën e tij.

Duhet me pyet Kurtin se çka bajnë të gjithë ata, është mirë me pytë kryeministrin se çka bëjnë ata 82 të punësum se përpara thojke po ka vetëm keqpërdorime e abuzime”, ka thënë Haxhiu. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark