Aksident tragjik në Itali- Dy vetura përplasen kokë më kokë, tre të vdekur dhe tre të plagosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident tragjik në Itali- Dy vetura përplasen kokë më kokë, tre të vdekur dhe tre të plagosur

    Insajderi
    17 March 2024 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave, kanë humbur jetën tre persona, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Aksidenti ka ndodhur në provincën e Tarantos, ku mjeti ‘Peugeout’ është përplasur kokë më kokë me mjetin tip ‘BMW’.

    Tre viktimat kanë qenë në mjetin ‘Peugeout’, ndërsa në mjetin tjetër ndodheshin një çift me fëmijën e tyre.

    Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark