Serbia e shqetësuar: Kompanitë serbe po regjistrohen në Kosovë për t’i ikur tatimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia e shqetësuar: Kompanitë serbe po regjistrohen në Kosovë për t’i ikur tatimit

    Insajderi
    14 April 2016 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se po shqyrton mundësinë që t’i drejtohet “policisë sonë krahinore”, duke iu referuar Policisë së Kosovës, për të parë nëse ka kompani serbe që regjistrohen në Kosovë për të ikur tatimeve.

    “Kosova është pjesë e territorit tonë, por ne nuk mund që me kapacitet të plotë t’i kryejmë atje punë policore. Ndoshta do të kemi mundësi që t’i drejtohemi policisë tonë krahinore dhe të shohim nëse ata do të mund të zgjidhin diçka”, citohet nga lajmi.net Stefanoviq.

    Me rastin e pohimeve për keqpërdorime të disa kompanive serbe, Stefanoviq ka thënë se policia do nisë punën nëse ekzistojnë dyshime apo edhe urdhër nga prokuroria dhe, nëse gjenden shkelje të ligjit, do të jetë e gatshme që të ndëshkojë fajtorët./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark