Ndërron jetë zyrtari i MPJ-së, Arben Rugova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërron jetë zyrtari i MPJ-së, Arben Rugova

    Insajderi
    19 March 2024 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vdekur dje ish- gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova.

    Për vdekjen e tij ka njoftuar familjari Ragip Rugova.

    Rugova do të varroset të enjten më Plavën e Malit të Zi.

    “Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën me datën 18 mars 2024 në moshën 52 vjeç ndrroi jetë i yni, Arben (Jakup) Rugova. Varrimin e kryejmë të enjtën me 21 mars në ora 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mali Zi. Ngushëllimet i pranojmë të premten, 22 mars në shtëpi të lindjes po në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielen me datën 24 mars në Hotel Grand prej orës 9 deri në orën 17:00 Arbeni u trashëgua nga bashkëshortja Mina, djali Rioni dhe vajza Sena Të piklluarit: Babai Jakupi, bashkëshortja Mina, e bija Sena, i biri Rioni, motrat Selvija, Sofija dhe Arbnorja me familje, vëllai Agroni me familje si dhe familja dhe farefisi i gjërë”, thuhet në njoftim.

    Së fundmi Rugova ka qenë zyrtarë përgjegjës për Qasje në Dokumente Publike në MPJ.

    Rugova ka lindur në Plavë të Malit të Zi më 3 maj të vitit 1972.

    Ka mbaruar Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

    Prej viti 2002 e këndej ishte i angazhuar në shtypin e përditshëm kosovar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark