“Jom rrah në burg e jo në rrugë” Rrëfimi i 70 vjeçarit që serbi ia çau kokën me një xham në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Jom rrah në burg e jo në rrugë” Rrëfimi i 70 vjeçarit që serbi ia çau kokën me një xham në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

    Insajderi
    19 March 2024 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hasan Bajoku, 70 vjeçari nga fshati Dyz i Podujevës është rrahur në Qendrën e Paraburgimin në Hajvali nga një i burgosur tjetër i nacionalitetit serb.  Ndonëse ishte në duart e shtetit, i sëmurë e në moshë, Bajoku ka marrë lëndime të rënda në kokë.

    Pensionisti që u dënua nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 500 euro gjobë për shkak të një arme ajrore që kishte mbajtur pa leje në shtëpi, në pamundësi për të paguar gjobën vendosi që të dënimin të zëvendësoj me burgim.

    Bajoku ka treguar për Gazetën Insadjeri se si është sulmuar me xham nga i burgosuri B.Gj.

    VIDEO:

    Rrahjen mes dy të burgosurve e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Në Përgjigjen e tyre thuhet se ndaj të dyshuarit janë marrë masa të rrepta diciplinore.

    “Lidhur me pyetjet tuaja ju njoftojmë se me datën 05.03.2024 rreth orës 13.30 në krahun A3 të Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, ka pasur një rrahje mes dy të burgosurve, ku i dënuari B. GJ ka sulmuar të dënuarin H.B. Reagimi i stafit ka qenë i menjëhershëm, ku të burgosurit H.B, i është dhënë ndihma mjekësore së pari në Ambulanten e Institucionit, e më pas edhe në SHSKUK, ndërsa të dënuarit B.GJ, i është bërë kontroll mjekësore në Ambulanten e Institucionit  dhe nuk ka pasur ndonjë lëndim”, thuhet në përgjigjen e tyre./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark