Rama nuk kërkon falje për sjelljen ndaj gazetares, se duron as kritikën e medias së madhe ndërkombëtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Rama nuk kërkon falje për sjelljen ndaj gazetares, se duron as kritikën e medias së madhe ndërkombëtare

    Insajderi
    20 March 2024 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka reaguar gazetës amerikane “POLITICO” lidhur me raportimin që kjo gazetë ka bërë për rastin e paprecedent të sjelljes së Ramës ndaj gazetares shqiptare, Ambrozia Meta, gjatë një konference për media.

    Rama as sot s’ka kërkuar falje për veprimin e tij, derisa ka thënë se cilësimi i një “përkëdheljeje miqësore mbi supe” si “agresion” dhe më pas edhe si “frikësim”, pa e kërkuar edhe opinionin e gazetarëve që kanë qenë aty të pranishëm, nuk e tregon të vërtetën dhe përveç kësaj, tregon edhe mungesë respekti për “ viktimat e vërteta të agresionit dhe frikësimit në fushën e sotme të gazetarisë”.

    Në këtë reagim, kryeministri i Shqipërisë pretendon se situate e sigurisë së gazetarëve është përmirësuar dukshëm, dhe tashmë gazetarët në Shqipëri s’përballen me plumba, dëmtime fizike, frikësime rituale dhe ngacmime sistematike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark