Policia e raporton si "Vjedhje e rëndë", rastin e vjedhjes së 350 eurove në Zveçan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e raporton si “Vjedhje e rëndë”, rastin e vjedhjes së 350 eurove në Zveçan

    Insajderi
    21 March 2024 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vjedhje ka ndodhur të mërkurën në Zveçan. Viktima ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë grabitur në objektin e tij 350 euro të gatshme si dhe DWR-në e kamerave në vlerë rreth 150 euro.

    Rasti është cilësuar “vjedhje e rëndë”.

    “Fsh. Grabovc, Zveçan  19-20.03.2024. Viktima mashkull  kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në objektin e tij prej ku kanë vjedhur 350€ para të gatshme si dhe DWR-në e kamerave në vlerë rreth 150€. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark