Policia jep detaje për veturen e djegur me targa zvicrane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për veturen e djegur me targa zvicrane

    Insajderi
    21 March 2024 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kosovar ka njoftuar dje policinë se i është djegur vetura me targa zvicerane.

    Sipas tij, derisa ai ishte duke drejtuar automjetin e tij me targa Zvicerane papritur ka hetuar tymin dhe posa ka dalë nga automjeti në moment është përfshirë nga zjarri.


    Automjeti është djegur në tërësi, teksa nuk raportohet për të lënduar.

    “Fsh. Grazhdanik, Prizren 20.03.2024-18:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij me targa Zvicerane papritur ka hetuar tymin dhe posa ka dalë nga automjeti në moment është përfshirë nga zjarri. Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Automjeti është djegur në tersi. Nuk raportohet për lëndime”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark