54 vjeçari gjendet i vdekur në Prishtinë, policia nis hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    54 vjeçari gjendet i vdekur në Prishtinë, policia nis hetimet

    Insajderi
    21 March 2024 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person i moshës 54 vjeçe është raportuar I vdekur në stacionin e Policisë në Prishtinë.

    Vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët, ndërsa policia ka nisur hetime për të zbuluar rrethanat e vdekjes, shkruan Insajderi.

    Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

    “Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një  person mashkull, 54 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia  në koordinim me prokurorinë,  po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark