Ish ministri i Begjet Pacollit, Fatmir Matoshi ka aderuar në Nismën Socialdemokrate të drejtuar nga Fatmir Limaj.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të partisë.
“Mirëseardhje sot në familjen tonë politike i uruam ish-ministrit Fatmir Matoshi. Një intelektual dhe një emër i dëshmuar në këto vite”, thuhet në postim.
Mes tjerash në postim thuhet se Nisma fton të gjithë ata që janë të pakënaqur me drejtimin që ka marrë vendi t’i bashkohen partisë.
Kujtojmë se më 15 tetor të vitit 2018 ushtruesi i detyrës së ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ishte zyrtarizuar si udhëheqës i këtij dikasteri.
Postimi i plotë:
Mirë se erdhe Fatmir Matoshi!
Mirëseardhje sot në familjen tonë politike i uruam ish-ministrit Fatmir Matoshi. Një intelektual dhe një emër i dëshmuar në këto vite.
Ne jemi të nderuar, që Fatmiri është bashkuar me ne dhe së bashku do të rrugëtojmë në proceset që e presin vendin tonë.
Ardhja e Fatmir Matoshit, një personaliteti të shquar, është dëshmia më e mirë se Nisma Socialdemokrate është adresa e duhur për të gjithë ata që duan ta japin kontributin e tyre për vendin.
Ftoj edhe një herë të gjithë ata që janë të pakënaqur me drejtimin që ka marrë vendi të na bashkohen dhe bashkërisht t’i japim një drejtim të ri dhe të hapim një përspektivë të re vendit tonë.
Suksese të përbashkëta!