Insajderi
Lajme

Kurti: Gjithmonë mirënjohës për përkrahjen e Albright në ndërhyrjen e NATO’s që ndali krimet e gjenocidit

Insajderi
23 March 2024 - 17:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti: Gjithmonë mirënjohës për përkrahjen e Albright në ndërhyrjen e NATO’s që ndali krimet e gjenocidit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, në dyvjetorin e vdekjes së saj.

Ai tha se Kosova do të jetë gjthmonë mirënjohëse për rolin e saj në përkrahjen e ndërhyrjes së NATO-s në luftën e Kosovës që ndali spastrimin etnik ndaj shqiptarëve.

“Kanë kaluar dy vjet që nga vdekja e Sekretares së Shtetit të SHBA, Madeleine Albright, një avokate e vendosur për vlerat amerikane jashtë vendit. Kosova do të jetë gjithmonë jashtëzakonisht mirënjohëse për përkrahjen e saj për ndërhyrjen e NATO-s, e cila ndaloi krimet e papërshkrueshme të gjenocidit”, ka shkruar Kurti.

Më herët, edhe presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për kontributin e Albright në çlirimin e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark